Kendall Jenner thotë se “nuk ndihet si një Kardashian”

72
Sigal

Kendall Jenner nuk e ndien veten si një pjesëtare e familjes Kardashian. Mund të duket konfuze, por kështu është shprehur modelja në kopertinën e “WSJ”. Ajo ka theksuar se më shumë se sa një “Kardashian”, ndihet në “Jenner”.

Kendall Jenner thotë se “nuk ndihet si një Kardashian”

WSJ

“Qartazi, e kuptoj që jam nën ombrellën e motrave Kardashain, por është thjesht e çuditshme për mua, sepse jam si babi në shumë mënyra. Për mendimin tim, jam një Jenner”.

Që në krye të herës, në fillimet e karrierës së saj, Kendall ka dashur të shkëputet nga klani Kardashian dhe ka ndërmarrë veprime konkrete për këtë vendim. Asokohe është përpjekur të ndryshojë mbiemrin dhe të mos jetë një Kardashian. “Që kur ishte një vajzë e vogël, e ka përcaktuar se cila ishte dhe çfarë donte”, u shpreh Kris Jenner për të njëjtën revistë.

Kendall Jenner thotë se “nuk ndihet si një Kardashian”

WSJ

Edhe pse Kendall është një yll botëror dhe ka një karrierë të suksesshme në modeling, sërish nuk ndihet komode me gjithë vëmendjen. Ajo theksoi se gjithnjë është ndjerë sikur nuk përkiste në familje.

“Kam lindur në këtë jetë, por s’e kam zgjedhur. S’jam shumë e aftë (në menaxhimin e famës)”, nënvizoi modelja, duke shtuar se tanimë është mësuar me të gjithë vëmendjen që merr dhe nivelin e famës që ka.