Jlo reagon më në fund: U ndjeva si në baltë kur dolën nominimet për Oscar

422
Sigal

Në një intervistë për Oprah Winfrey, Lopez foli për herë të parë për “injorimin” që Oscars i bënë, pas shpalljes së kandidaturave. Aktorja rrëfeu se, ashtu si shumë të tjerë, edhe ajo u zhgënjye që nuk mori një nominim si aktore joprotagoniste.

“U trishtova. U trishtova paksa, sepse kisha punuar fort. Mora shumë komente të mira, më shumë se kurrë në jetën time. Kishte shumë njerëz që mendonin se do të nominohesha në Oscars. Shumë artikuj thoshin të njëjtën gjë dhe fillova ta besoja. Pastaj nuk ndodhi. M’u duk sikur i lashë të gjithë në baltë. Pjesa më e madhe e skuadrës sime punon me mua prej 20, 25 vitesh dhe mendoj se kishin shumë shpresa. Donin shumë të ndodhte. M’u duk sikur i zhgënjeva të gjithë”, -është shprehur J.Lo.

Megjithatë, J.Lo e ka kaluar gjithë mërzitjen tani. Vetëm pak kohë më parë ajo bashkë me Shakirën na mahnitën me performancën e tyre në shfaqjen e “Super Bowl” .