“I promovon se bëjnë show”/ Diana Ziu: Burrat m*strubohen me vip-at që Vera sjell në festivalin e RTSH-së

770
Sigal

Të revoltuar, indinjuar dhe jo vetëm, kompozitorja Diana Ziu dhe bashkëshorti i saj, regjisori dhe aktori Vangjel Toçe denoncojnë mungesën e transparencës në përzgjedhjen e këngëve të festivalit të fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar.

Kënga e kompozuar nga Ziu dhe kënguar nga Marko Strazimiri nuk është përzgjedhur pa dhënë asnjë argument përse.

“Jemi të fyer në palc me mënyrën si po procedohet. Jam mëse e bindur që kënga ime nuk është dëgjuar. Këngët nuk janë dëgjuar fare. Nuk është e drejtë e Vera Grabockës për të vendosur nëse një këngë bën apo jo“ thotë Diana Ziu e ftuar në studion e “Ditë e Re” .

Diana Ziu: “Kërkoj transparencë. Festivali është festë dhe mesazhet janë të larmishme. Unë jam një kompozitore që kam studiuar harmoni klasike. Kënga ime del nga shpirti im. Nuk bëj muzikë me mënyrën teknologjike por kjo nuk do të thotë që të mos bëj një melodi të bukur. Nuk jam Diana që mendoj të lutet për të futur këngën e saj në Festival por janë të tjerët që kërkojnë të marrin këtë ekskluzivitet që nuk i takon”

“Regjisorë Shqipëria ka plot. Nuk e ndaloj që ta bëjë Vera po pse lakohen gjithmonë këto emra. Pse Vera vendos për këngët. Jo më larg se dje është publikuar një lajm ku shkruhet se Vera i bën ftesë këngëtarit, Robert Berisha për të sjellë tani këngën.”

Ata thonë se këngët janë përzgjedhur pa komision i cili është ngritur thjesht formalisht pasi këngët përzgjidhen nga Vera Grabocka.

Vangjel Toçe: “Komisioni është formal. Janë tre kukulla, një zog, një bretkosë dhe një gjel që kurdisen nga Vera Grabocka. Janë njerëz të tillë që janë futur kastile për të marrë ajo. Ndërkohë Vera Grabocka para një viti ndoshta është caktuar si regjisore dhe e ka bërë listën e saj ”

Diana Ziu: “Në të tërë ambientet ku flitet për festivalin janë të frikshme ato që dëgjoj unë, por të lëmë jashtë thashethemet. Me respektin më të madh për Soni Malaj, mendon se është në gjëndje të përzgjedhë këngën e Diana Ziut?! Duket që është përzgjedhur nga Vera Grabocka. Më çuditi se nuk e ka kapacitetin e duhur për të argumentuar pse e pëlqen ose jo. Kam marr në telefon dhe nuk më është përgjigjur asnjë në televizion. Në televizion më thanë Diana mos u lodh. Të gjitha gjërat i merr Vera”

Komisioni i vlerësimit të këngës përbëhet nga Soni Malaj, Zhani Ciko dhe Dorian Cena.

Vangjel Toçe: “Më përpara ishte një juri e plotë që u bënin dhe vërejtje, pse nuk kualifikohet kënga por tani Vera Grabocka e bën listën që një vit më përpara ose 1 -2 muaj dhe vë vetëm emrat që do ajo, ose emrat që bëjnë show, Bigët.. Ajo merret vetëm me shown që do të bëjë ajo. Ka paguar 1200 euro për ta incizuar. Dy pensionistë. Është turp! Vera Grabocka nuk mund të merret dhe me përzgjedhjen e këngëve.“

Çifti shprehet i bindur se kënga që këndohet nga Marko Strazimiri nuk është dëguar fare.

Diana Ziu: “Ne e kemi marrë seriozisht festivalin dhe jam mëse e bindur që kënga ime nuk është dëgjuar. Ndërkohë kënga u publikua dhe u pëlqye. Por nuk është problemi. Problemi është që strukturës së festivalit i mungon transparenca, që nis që nga juria. Më nxirr një njeri që informon se kënga e këtij kompozitori apo tjetrit nuk ka fituar dhe pse.”

Pse përmendi Elvana Gjatën?

Diana Ziu tregon: Sepse çdo emër që është thënë në llafet e korridorit ai ka fituar. Edhe një herë kur në korridoret e radios thuhej do ta fitojë Aurela, ajo fitoi edhe pse e solli këngën në fund. Emri që është përmendur nëpër korridore ka fituar.

Ata ndihen të fyer për mënyrën si procedohet në këtë festival, sepse thonë se Vera Grabockës nuk i takon të vendosë për këngët.

Diana Ziu: “Nuk e kuptojnë Dianën se e kanë mendjen tek leku. Kur unë mendoj që të bëj një melodi për të të prekur ajo mendon “bër pazar”. As Zhani Ciko, kryetar i jurisë nuk ka kthyer përgjigje me zë e figurë përse kënga nuk është përzgjedhur, se pastaj ikja në shtëpi unë.

Vangje Toçe: Nuk ka interes Vera për Diana Ziun. Të shumëzon me zero pa e vrarë mendjen. Eshtë shumë e ftohtë.

Kanë dhe një apel

Diana Ziu: “Është turp këngët që po promovohen në shumë televizione duke dhënë video klipe me këngëtarët e tallavasë dhe mënyrën që nxjerrin hiret. Unë kam qëndruar në shumë ambiente ku kemi shitur piktura kemi parë burra që masturbohen duke parë videoklipe të grave e burra të zhveshur që harxhojnë mbi 25 mijë euro për të bërë videoklip. Kjo është muzika shqiptare?! Këto këngëtarë të vipave që bëjnë show Vera mi sjell atje.

Dhe E fundit. Të bëhet një festival tjetër për Eurosong. Se na cmëndi.. Po i humbet tradita festivalit.. se qëllimi është shkuarja në Eurovizion ..”

Intervistën e mbyll me një shprehje: “Një komb pa art gjithmonë do të ketë krim”.