Gjellën e vjehrrës apo të nënës? Këngëtari i njohur jep përgjigjen që askush se priste…

490
Sigal

Besnik Qaka është solisti i grupit ‘Nrg Band’, i cili na ka shoqëruar me materiale muzikore të ndryshme ndër vite, të cilat janë kthyer gjithmonë në hite. Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në programin ‘E diell’, për të folur për karrierën dhe rrugën që e solli këngëtarin deri këtu.

Përveç kësaj, Besnikut i është dashur t’i përgjigjet dhe disa pyetjeve nga jeta e tij private. Ka qenë gazetari Ervin Kurti, i cili e ka ngacmuar duke e pyetur nëse do të zgjidhte të hante gjellën e vjehrrës apo të nënës dhe këngëtari nuk ka hezituar të përgjigjet menjëherë. “Mamanë e kam pak më të vjetër, vjehrrën e kam pak më të re, ndaj të them të drejtën vjehrra i bën disa specialitete më moderne që më pëlqejnë, por mamaja ime gatuan disa specialitete më tradicionale”, u shpreh ai.

Këngëtari nuk dha një përgjigje të qartë, por u mundua të tregohej diplomat, ashtu siç e quajti dhe Edi Manushi. Gjatë kohës që Besniku përgjigjej, nuk mungonin të qeshurat e pjesëtarëve të tjerë të grupit, të cilët janë njëkohësisht edhe vëllezërit e tij.