Sigal

Me siguri e mbani mend dasmën që mori vëmendjen e të gjithëve pak ditë më parë ku ‘u martuan’ Adrian Gaxha dhe Mimoza Shkodra. Ditën e djeshme janë publikuar prapaskenat e ‘Op Labi Party 2019’ ku u zhvillua edhe ‘dasma’ e diskutuar pafund në media. Shumë personazhe të njohur të skenës shqiptare ishin pjesë e saj dhe urimet e tyre për ‘çiftin’ janë zbuluar me videon në fjalë. Ndër momentet nga prapaskena mori vëmendje deklarata e Genc Prelvukaj i cili më në fund pranoi publikisht lidhjen me Eni Koçin. Ai u pyet për këtë temë dhe përgjigjja ishte: “Është e vërtetë. E keni parë që nga hyrja. Kemi zgjedhur këtë event për ta bërë publike lidhjen tonë”. Siç u la të kuptohej Eni dhe Genci janë shfaqur krah njëri-tjetrit në eventin e personazheve të njohur. Pas shumë aludimesh më në fund lidhja u konfirmua.