FOTO/ “Edhe 100 baba”, Xhensila Myrtezaj i bën surprizën e bukur në mesnatë Besit, këngëtarja zbulon edhe moshën aktorit

1467
Sigal

Aktori i humorit, Bes Kallaku dhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj formojnë një ndër çiftet më simpatik të showbizzit shqiptar.

Ata tashmë janë prindër të një vajze që e kanë quajtur Ajka, e cila verën e këtij viti mbushi 1 vjeç.

Ndërsa ditën e sotme Besi ka ditëlindjen dhe nuk ka munguar surpriza nga ana Xhensilës e cila e ka uruar me një tortë të bukur teksa mbi të ajo ka shkruar: Edhe 100 baba.

Është ndryshe këtë vit urimi për Besin pasi sëbashku me to feston edhe Ajka.

Sigurisht që torta është personalizuar për aktorin me detaje nga filmi më i ri i tij, “Falco”, ndërsa me qirinjtë Xhensila zbulon edhe moshën e Besit, ai sot feston 34-vjetorin e lindjes.