Flori Mumajesi flet për herë të parë për sëmundjen dhe shtatzëninë e pornostares

1086
Sigal

Prej disa muajsh ishte zhdukur nga rrjetet sociale dhe nga koncertet, por sot Flori Mumajesi u rikthye në skenën e “Kënga Magjike”.

Pavarësisht mungesës publike Flori ka qënë mjaft i pranishëm në lajmet e mediave rozë, pasi vetëm pak javë më parë u përfol se ai kishte lënë shtatzënë pornostaren me origjinë shqiptare Alby Rydes.

Këtë lajm e mohoi e para aktorja e filmave porno, ndërsa Mumajesi nuk reagoi fare.

Por Flori vendosi të tregojë në Kengën Magjike, se ky lajm nuk është aspak i vërtetë duke thënë: “Nuk  kam lënë askënd shtatzënë”.

Pas këtij lajmi një tjetër lajm bëri bujë pasi u tha se mungesa e Florit në muzikë dhe në rrjete sociale ka të bëjë me arsye shëndetësore, pasi vuan nga mushkëritë.

Këngëtari e hodhi poshtë thashethemin duke thënë se është shëndoshë e mirë, nuk vuan nga asgjë.

Ai prezantoi këngën më të re “Plas” me të cilën konkuron për çmimin e madh në festivalin e këngës dhe me siguri do të rezultojë mjaft e sukseshme.