Elvana Gjata tek klipet e reja është fiks frymëzimi që na duhej për verën

309
Sigal

Elvana Gjata s’mund të na “çelte” më shumë se kaq! Ashtu siç premtoi, rreth orës 19:00 publikoi në kanalin e saj të YouTube-it videoklipet e albumit të ri, “Çelu”, videoklipe të cilat mjaftonte t’i shihje pak sekonda për të të mbushur me optimizëm, erë pranverore dhe energji shprese.

Elvana Gjata tek klipet e reja është fiks frymëzimi që na

Përtej këngëve, është e pamundur të mos përqëndrohesh tek ideja e klipeve dhe tek vetë figura e këngëtares.  Tek thuajse të gjitha, Elvana i kishte qëndruar besnike një filozofie dhe një stili. Veshjet, kryesisht sete ishin sa vintage aq edhe moderne e ndërsa grimi qe fare minimalist, aq sa i duhej atmosferës që krijon muzika dhe sfondit pas saj.

Elvana Gjata tek klipet e reja është fiks frymëzimi që na

Tek të gjitha klipet mbizotëronte një atmosfera e ngrohtë pranverore, dritë natyrale, gjelbërim dhe shumë lule. Të gjitha këto shoqëruar me një piano dhe kitarë, që bënin tablonë perfekte.

Për t’u ndalur tek look-u:

Veshjet, për pjesën më të madhe të të cilave u kujdes Valdrin Sahiti s’mund të të mos frymëzonin për këtë verë!

Tek klipi “Kur jemi dasht” dhe “A po vjen”, Elvana mbante veshur një crop top me mëngë të fryra dhe një fund të zi të çarë me detajet e lidhjeve mbi barkun e zbuluar. Perfekt për netë vere.

Tek “Kunadhe”, ajo u shfaq e veshur me një tjetër kostum: kësaj here pantallona, crop top dhe një xhaketë oversize bardhe e zi.

E ndërsa tek “Drandofilat”, Elvana mbajti veshur krijimin e veçantë të dizajneres Sara Wong.

Tek “Jeta ime” Elvana gjendej mes një kopështi të mbushur me lule, e ulur mbi një divan lejla, mbante veshur një këmishë crop top dhe një fund të gjatë i lidhur në pjesën e belit.

“Mos u ngut” solli Elvanën fiks në formën e një dielli. Seti i verdhë, sa sensual aq edhe fëmijënor duket perfekt për ditët e gjata me diell, për piknik, plazh dhe sigurisht për Instagram.

Edhe flokët zgjodhi t’i linte në harmoni me muzikën, natyrën dhe veshjet: Onde natyrale ose të kapura pas fare thjeshtë.