‘Edhe një tjetër?’ Çfarë po kurdisin Rozana Radi dhe Noizy pas ribashkimit (FOTO)

185
Sigal

“Edhe një tjetër Rozi, Noizy kryevepër.” Kjo është një nga frazat që bëri namin në vitin 2010. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Rozana Radit dhe Rigels Rajkut, i cili shënoi një sukses në fillimet e karrierës së tyre.

Sot që ka kaluar më shumë se një dekadë, pas rregullimit të marrëdhënies së tyre fansat janë në pritje të një tjetër bashkimi të dyshes.

E pikërisht këtë dëshirë të tyren e nxiti akoma dhe më shumë disa foto të postuara së fundmi nga Rozana, ku duket së bashku me Noizyn në një tryezë të madhe.

“E bërë mirë,”-shkruan këngëtarja krahas imazheve.

Image

Të menjëhershëm kanë qenë komentuesit të cilët në seskionin e komenteve kanë shprehur dëshirën për një tjetër bashkëpunim.

 

Image

Image

Image

Vite më parë Rozi dhe Noizy ishin një dyshe shumë e dashur dhe sollën dy këngë bashkë. Por, gjërat u duke se ndryshuan dhe ata nuk u panë më bashkë. Madje, në një intervistë në 2017 e pyetur nëse i njeh këngët e Noizyt ajo tha:

“Nuk jam e dhënë pas hip hop, por e dëgjoj. Më pëlqejnë këngët që ka nxjerrë Noizy kohët e fundit. Ne e kemi nisur më para muzikën, unë shumë kohë më para por edhe Noizy kishte këngë para se të këndonim bashkë, por boom-in e madh e patëm të dy bashkë. Ndaj në rep di vetëm dy këngë të Noizy-t, ato që ka bërë me mua”.

Image