E surprizoi në emision, doktori i njohur lë pa fjalë moderatoren e njohur

798
Sigal

‘Dua të të bëj të lumtur” u rikthye në ekran të shtunën që lamë pas, pasi ndërpreu transmetimin për shkak të Koronavirusit.

Një nga personazhet që u surprizua ishte doktori i njohur, Pëllumb Pipero, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pandemisë.

Me sa duket, doktori është lumturuar vërtet shumë nga kjo surprizë dhe ka vendosur të befasojë moderatoren e emisionit me një tufë të veçantë lulesh.

“Arbana, shumë mirënjohje. Doktor Pipero”, shkruhet në pusullë.

Arbana e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram duke e falenderuar publikisht atë.

“Sa surprizë e bukur më erdhi tek zyra. Shumë faleminderit doktor. Je shumë i mirë”, thotë Arbana.

Kujtojmë se doktori ndau me të gjithë publikun histrinë e vështirë të jetës së tij.

ImageImage