Deklarata motivuese e Bebe Rexhës: Jepi vetes të paktën një kompliment në ditë, ti e meriton

59
Sigal

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me autorin e famshëm Jay Shetty në rrjetet sociale.

Ata diskutuan para mijëra ndjekësve për shëndetin mendor, ku në një moment Bebe tregoi se shumica e këngëve të saj janë frymëzuar nga jeta reale dhe konkretisht ballafaqimi me shëndetin mendor.

Nga biseda e zhvilluar me autorin e njohur, shqiptarja ndau me ndjekësit vazhdimisht mesazhe me qëllim motivimi dhe një prej tyre u ripublikua nga një faqe e fansave të saj në Instagram, të cilën Bebe e rishpërndau më vonë në InstaStory.

“Jepi vetes të paktën një kompliment në ditë, ti e meriton dreqi e marrtë”, thuhej në këtë deklaratë të thënë nga këngëtarja.

Gjithashtu, Bebe sivjet publikoi edhe një album të quajtur “Better Mistakes”, i cili ngërthen në vete plot këngë që trajtojnë temat e shëndetit mendor.