Dasma e dyshimtë e princit Harry dhe Meghan Markle

321
Sigal

Duka dhe dukesha e Sussex-it treguan në intervistën për Oprah Winfrey se ata u kurorëzuan tri ditë para ceremonisë së famshme të majit të vitit 2018.
“Askush nuk e di, por ne thirrëm kryepeshkopin e Canterburyt dhe thamë që, “Shiko, kjo gjëja, ky spektakli, është vetëm për botën, ne e duam bashkimin tonë midis nesh”, u shpreh Meghani, e cila shtoi se ceremonia u organizua në oborrin e shtëpisë me kryepeshkopin e pranishëm.

Harry pohoi të njëjtën gjë, pra që kryepeshkopi Justin Welby kurorëzoi çiftin. Por famulltari i kishës së Newcastle, Rev Mark Edwards, kontaktoi zyrën e kryepeshkopit pas pretendimeve për t’u qartësuar në lidhje me politikat e kishës, sipas gazetës lokale “The Chronicle”.

Edwardsi u shpreh se atij iu tha nga një personel në Lambeth Palace, rezidenca zyrtare e kryepeshkopit, se “Justini nuk bën dasma private”, raporton “The Sun”. Edwardsi pretendon se personi me të cilin ai foli i tha se “Justini bëri një bisedë private me çiftin në kopsht për martesën, por unë mund t’ju siguroj, asnjë martesë nuk u bë deri në ngjarjen kombëtare televizive.”

Kisha e Anglisë kërkon që të jenë të pranishëm dy dëshmitarë në mënyrë që dasma të jenë e vlefshme dhe ceremonitë duhet të zhvillohen në “një vend adhurimi të certifikuar” që i lejon publikut “qasje të pakufizuar” në mënyrë që të paraqiten kundërshtime.

“Kjo gjë vendosi priftërinjtë në një pozitë të vështirë për atë që përbën një martesë në kishën e Anglisë,” tha Edwardsi për “Chroniclen”, duke shtuar se ai kishte pasur shumë kërkesa për ceremoni private gjatë kufizimeve të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

“A duhet të ketë dëshmitarë dhe licencim dhe ligjshmëri apo tani është vetëm një marrëveshje me anëtarët e klerit? Tani mund të bëjmë dasma private pa dëshmitarë në kopshtet tona të shtëpisë? Mendoj se kemi nevojë për një deklaratë sqaruese. Duhet të dimë se cilat janë politikat dhe procedurat tona. Nuk mund të duket se është një rregull për një dhe një rregull tjetër për një tjetër”, u shpreh ai.

Një përfaqësues për Lambeth Palace tha për “Chronicle” se nuk mund të komentojnë.