Camila Cabello harron përfundimisht Shawn Mendes, këngëtarja konfirmon romancën e re

140
Sigal

Pa kaluar ende një vit që nga ndarja me Shawn Mendes, Camila Cabello ka konfirmuar romancën e re me Austin Kevitch.

Çifti dolën për një shëtitje publike në Los Angeles të dielën, sipas fotove të publikuara nga Daily Mail.

Cabello dhe Kevitch u panë në një shëtitje teksa kapeshin për dore teksa bisedonin me lojëra me njëri-tjetrin. Në një moment tjetër, dyshja shijuan mëngjesi n teksa pushonin në një tavolinë pikniku. Atje, Cabello u pa duke përkëdhelur dhe puthur Kevitch.

Image

CEO i “Lox Club” ishte i veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, ndërsa këngëtarja kishte veshur një fustan blu me lule, sandale dhe flokët i kishtë në një topuz të çrregullt.

Dyshja ndezi për herë të parë thashethemet për lidhje në qershor, kur u panë së bashku një natë në qytet. Ish-anëtarja e Fifth Harmony dhe Kevitch mund të jenë prezantuar përmes yllit të saj “Cinderella” Nicholas Galitzine.

Image

Kevitch themeloi Lox Club në vitin 2020. Aplikacioni është “Një klub takimesh vetëm për anëtarët me standarde të larta”, sipas faqes së internetit të Lox Club.

Image

Romanca e re e Cabello me Kevitch vjen nëntë muaj pas ndarjes së saj nga Mendes, me të cilin ishte në lidhje për gati tre vjet.