Brenda shtëpisë super luksoze të Morena Tarakut

1022
Sigal

Një ndër vajzat më të bukura shqiptare Morena Taraku pak ditë më parë ka përfunduar xhirimet e kripit të saj muzikor të titulluar “Femrat”. Tashmë dihet që filmimet e klipit ajo zgjodhi t’i bënte në Turqi dhe pas disa ditësh pritet të bëhet publik për të gjithë.

Ndërkohë Morena është duke pushuar pas punës intensive që pati për realizimin e projektit të ri  muzikor, e duket se vajza simpatike ka zgjedhur shtëpinë e saj super luksoze për të ndenjur e relaksuar.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, shkruan Morena në postimin e saj, ku duhet thënë së është me të vërtetë një ambient mjaft i ëmbël dhe i ndërtuar nga teknologjia e fundit.