Bora Zemani dhe Donald Veshaj nuk fshihen më! Moderatorja publikon pamjet në makinë duke kënduar këngë vlonjate me…

196
Sigal

Bora Zemani vijon të ngacmojë ndjekësit e saj me postime në rrjete sociale, pa dhënë asnjë deklaratë konkrete për raportin e saj me Donald Veshajn.

Moderatorja ia ka dalë të jetë përsëri në qendër të vëmendjes me postimin e fundit në Instagram, ku shihet në makinë duke dëgjuar e kënduar këngë popullore për Vlorën. Siç dihet tashmë ajo dhe Donali janë nga Vlora.

Megjithatë, ajo që të tërhoqi më shumë vëmendje ishte fakti se Bora ishte e shoqëruar nga dikush tjetër në makinë. Kjo u vu re pasi personi në fjalë, i cili kudo në rrjet aludohet se ëshë Donaldi, fishkëllen duke tërhequr vëmendjen e moderators.

Gjatë videos Bora vijon të këndojë dhe nuk e zbulon fytyrën e personit që e shoqëron, duke u komentuar përsëri në rrjet.

Bora dhe Donaldi zgjodhën natën përmbyllëse të “Sunny Hill Festival” në Tiranë për tu shfaqur krah njëri-tjetrit para të gjithëve.

Image

Së fundmi moderatorja dhe aktori kanë ndërmarrë një hap tjetër drejt njëri-tjetrit. Tashmë dyshja ndiqen në rrjetin social Instagram.

Image

Image

Edhe një herë çifti treguan se nuk e fshehin më dashurinë e tyre nga syri i publikut.

Image