Angelina Jolie tregon për rritjen e fëmijëve pa Brad

574
Angelina Jolie, është nënë e 6 fëmijëve (biologjikë dhe të birësuar) së bashku me ish-partnerin, Brad Pitt.
Sigal

Në një intervistë për “Hello”, aktorja foli  për eksperiencën e saj si nënë dhe marrëdhënien që ka me fëmijët. E pyetur për vlerat që i mëson fëmijëve, Jolie u tregua e hapur duke rrëfyer disa këshilla prindërimi të vlefshme, ndaj prindër të rinj mbani shënim:

“Mirësia, për të tjerët dhe veten. Është e rëndësishme të jesh i përulur. Të dish lirinë që të takon dhe gjërat me të cilat je i bekuar dhe të ndihmosh të tjerët. Mbi të gjitha, s’duhet të harrojmë vendin që na takon! Jemi të gjithë njerëz me të meta. Jemi pjesë të vogla të një bote të madhe. Sa më shumë rriten, kuptoj që fëmijët e mi janë bërë individë të fortë dhe mendjehapur.

Mundohem t’i udhëheq përmes shembullit dhe të jem e mirë me ta, ashtu siç nëna ime ishte me mua, e dashur dhe tolerante. Por nëse ka një zënkë që duhet bërë, përfshihuni në të! Duhet ta përgatisim gjeneratën e ardhshme sepse po ndodhin kaq shumë gjëra në botë!”- u shpreh aktorja.