Me takat e larta me flamur shqiptar, Rita Ora zbulon pjesë nga klipi i ri (VIDEO)

336
Sigal

Ashtu si kishte paralajmëruar, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora do të nxjerrë këngën e re “Bang”.

48 orë para publikimit të videoklipit, Rita ka postuar një video të shkurtër nga kënga që pritet me padurim nga fansat.

Ylli shqiptar në pjesën e publikuar shfaqet me këpucët me flamurin kuq e zi. Ky është një tjetër detaj i këngës, në të cilën përfshihen gjërat me motive kombëtare shqiptare.

“Dy ditë nga lançimi i Bang”, ka shkruar ajo. Theksojmë që për veshjet tradicionale shqiptare në klip u përkujdes kreatori Valdrin Sahiti, gjersa ky është bashkëpunimi i saj mes artistëve: David Guetta, Gunna dhe Khea.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)