Sigal

Prej dy vitesh Andrra dhe Sinani janë bërë prindër të Ansit të vogël.

Në një intervistë për Thumb ajo ka treguar raportin e veçantë që ka me të voglin e saj dhe që përpiqet që të kujdeset e të kalojë sa më shumë kohë.

Gazetari e ka pyetur nëse kanë menduar për një fëmijë të dytë, por Andrra është shprehur se Sinani për momentin nuk është gati.

“Në fakt Ansi është hiperaktiv, shumë fëmijë i llastuar, por Sinani nuk është gati unë jam gati, ai thotë të rritet dhe pak Ansi e kismet”- është shprehur ajo.
Epo ku i dihet ndoshta edhe Sinanit ja mbush mendjen për të sjellë një tjetër fëmijë në jetë.