Albumi i ri i Miley: Njerëzit mendojnë se kjo këngë flet për tradhtitë e Liam Hemsworth

148
Sigal

Dje, Miley Cyrus publikoi albumin e saj të tetë, “Endless Summer Vacation” dhe fansat menjëherë e dëgjuan dhe dolën në përfundimin se “Muddy Feet” i dedikohet tradhtive të shumta të ish-bashkëshortit të saj, Liam Hemsworth.

Albumi i ri i Miley: Njerëzit mendojnë se kjo këngë flet

COURTESY OF COLUMBIA RECORDS

Specifikisht në vargjet: “Ti mban erën e një parfumi që unë s’e kam blerë/ Tani e di pse i mbyllje perdet/ Dil nga shtëpia ime” dhe “Ti po vjen vërdallë / Me këmbët e tua të pista/ Duhet të bëj diçka për këtë”, njerëzit thonë se kënga lidhet me sjelljen problematike të aktorit.

Në fakt, Miley i la disa gjurmë në këngën e saj “Flowers”, në të cilën njerëzit spekuluan se Liam e kishte tradhtuar disa herë ish-partneren e tij, ndërsa këtë herë, me “Muddy Feet” janë të bindur. Ata reaguan në Twitter përmes këtyre postimeve:

“Ajo konfirmoi se Liam Hemsworth e ka tradhtuar shumë herë në këngën e saj “Muddy Feet”. E urrejmë Liam”, shkroi dikush.