Aktorja thotë se me shumë gjasa djali i saj është autik, por ky fakt s’e shqetëson aspak

215
Sigal

Aktorja Amy Schumer foli rreth mundësisë se i biri, Gene mund të ketë autizëm. Bashkëshorti i saj,  Chris Fischer u diagnostikua me autizëm në kohën kur çifti sapo ishin lidhur. Edhe më herët, Amy ka folur hapur për përfitimet që diagnoza e të shoqit i ka dhënë marrëdhënies së tyre, duke thënë se komunikimi dhe mbështetja ndaj njëri-tjetrit është përmirësuar ndjeshëm.

“Sipas statistikave, me shumë mundësi edhe djali ynë do të ketë autizëm. Prindërit kanë rrugëtime të ndryshme me fëmijë të tillë. Të kesh një fëmijë me autizëm në nivele të rënda është e vështirë përtej imagjinatës time. Nëse Gene ka ASD nuk do të fiksohem për të kërkuar në lidhje me simptomat që janë shqetësuese. Të gjithë njerëzit e mi të preferuar jashtu kështu! Ti thjesht do që fëmija yt të jetë i shëndetshëm dhe i lumtur. Nuk mendoj se është kaq e frikshme.”- u shpreh ajo, teksa fliste për autizmin.

Aktorja thotë se me shumë gjasa djali i saj është autik, por

“Jo të gjithë që kanë autizëm janë gjeni, por shumica e tyre ka një talent të caktuar në diçka. Janë të bukur, të dashur, të sjellshëm dhe partnerë të mirë.”

E pyetur në 2019-ën sesi do ta përballonte ajo nëse i biri do të kishte autizëm njësoj si i shoqi, Amy tha se nuk e sheh si diçka negative.

Aktorja thotë se me shumë gjasa djali i saj është autik, por

“Im shoq është njeriu im i preferuar. Unë e admiroj. Si të mos shpresoj që im bir t’i ngjaj atij?”- u shpreh ajo.