Aktorja shqiptare vjen me një bashkëpunim përkrah Ezelit

588
Sigal

Aktori i njohur turk Kenan Imbroglio i njohur ndryshe me rolin e tij më të famshëm atë të Ezelit në serialin me të njëjtin titull do të luajë përkrah një aktoreje kosovare në një serial të ti.

Mediat turke bëjnë me dije se moderatorja kosovare e shpallur miss vite më parë Arbnora Ademaj do të ketë fatin të luajë krah tij në një projekt të ri te kinematografisë turke.

Arbnora është Ambasadore Kulturore e Kosovës në Turqi e cila ka kontribuar vazhdimisht në thellimin e bashkëpunimit midis aktorëve shqiptarë dhe atyre turq.

Ajo ka marrë pjesë në disa evente të rëndësishme kulturore në Turqi ku e kemi parë krah aktorëve dhe këngëtarëve më me emër.

Kjo ka bërë që mediat turke të flasin për një bashkëpunim të saj me aktorin turk e madje disa prej tyre thonë se Arbnora do të ketë rolin e bashkëshortes së tij në serial.