Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku sjellin projektin me titullin më ngacmues…

495
Sigal

Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku sjellin në këtë fillimpranverë në bashkëpunim, një klip të ri, një mundësi konkuruese përfaqësimi muzikor, një prurje me shumë ambicie në ngulmin për të përthithur interesimin e muzikëdashësve dhe fansave. Ata hedhin zjarr dashurie në prehrin e ëndjeve dhe dëshirave që na thërrasin në përjetime të fuqishme që asgjë nuk mund t’i ngasë më shumë se sa muzika.

“Muza ime” e Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku është një sfidë e radhës e MAX Production, me muzikë të Kledi Bahitit dhe tekst Fifi &A. Ngjyrat vokale të zërave kumbojnë dhe gërshetohen me një harmoni përshkuese të muzikës, e cila i ngjit, i zbret dhe i mban në kuota vibruese, ashtu si dhe zemrat, të cilave ata u flasin, ndjenjat që ata i përshkojnë. 

“Muza ime” sjell dëshmimin e dashurisë bashkë me sythet e pemëve dhe gjethin e parë të shpërthimit të Anxhela Peristeri & Mateus Frroku. Ata vijnë në këtë bashkim karakteristikash vokale si një vlerë e shtuar e veçantive përformuese, dalluese dhe përbashkuese. Klipi shquhet për dinamizëm dhe zhdërvjelltësi, për gjallëri dhe një hare që mëton thelbësoren e fabulës, përmbajtësores poetike dhe vetë asaj thelbësoreje që mëton muza, dashuria si finale e këtij komunikimi, e kësaj qasjeje përfshirjeje. 

Pritshmëritë e këtij klipi do të spikasin, sepse gjithë gama krijuese është cilësisht e mirë, në veçanti zërat e këngëtarëve, të cilët në këtë duet sjellin një harmoni ledhatare dhe raporte të arrira me komponentët e tjerë. Muzika shqiptare shënon në galerinë e saj “Muza ime” si një këngë dhe bashkëpunim, sprovë dhe sfidë, të denja për përballje. Suksese duetit Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku.