Aktorja e njohur tregon si po i kalon ditët e fundit të shtatzënisë (Foto)

81

Aktorja e njohur, Jonida Vokshi, pritet që shumë shpejt të bëhet nënë për herë. Ajo dhe partneri i saj, Besnik Krapi do të bëhen prindër të një vajze.

Jonida është në ditët e fundit tê shtatzënisë dhe së fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet barku i saj i rrumbullakosur. Ajo çka vihet re tjetër është se Jonida nuk ka marrë kilogramë përveç se tek pjesa e barkut dhe nuri i shtatzënisë e ka zbukuruar edhe më shumë.

Kujtojmë se Jonida ka shprehur dëshirën për të patur një vajzë dhe ajo bashkë me Besnikun janë shumë të lumtur për këtë.

Jonida është treguar e hapur për detajet e shtatzënisë, por nuk ka zgjedhur të zbulojë para se të vijë në jetë emrin e vogëlushes se tyre.

Megjithatë, në një intervistë për ‘Prive’ pak kohë më konfirmoi se do të jetë i shkurtër, me 3 shkronja dhe që të shqiptohet pothuajse në të gjitha gjuhët e botës.

foto galeri