A janë ndarë në të vërtetë Fjolla dhe Fisniku? Ky veprim i nxjerr zbuluar

125
Sigal

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla përfliten se janë ndarë por kjo nuk është aspak e vërtetë. Prej disa ditësh, kur këngëtarja doli nga paraburgimi, nisën të qarkullonin lajme se dyshja po përjetojnë një krizë. Dyshimet u përforcuan pasi ata fshinë fotot e përbashkëta në rrjete sociale.

Mirëpo, në disa foto që ka ndarë Fjolla pak minuta më parë, vihet re që i ka pëlqyer dhe partneri i saj. Pavarësisht kësaj, ata vazhdojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin. Kjo duket se “ndarja” është një strategji e tyre. Një gjë të tillë e nënkuptoi vetë Fisniku pak ditë më parë.

Gjatë një bisede live me ndjekësit e tij, biznesmeni u pyet nëse ka qenë avokati që iu ka kërkuar të fshinë fotot bashkë nga rrjetet sociale. Ai nuk ka mohuar asgjë por është përgjigjur: “Eh, kjo po më pëlqen, ky koment po më pëlqen”.