7 artistë nga bota performojnë “Bella Ciao”, mes tyre edhe një shqiptare (VIDEO)

1587
Sigal

“Bella Ciao”, kënga e rezistencës, lirisë dhe simbolit të luftës partizane kundër fashizmit, është shndërruar në tingullin e një beteje të re, asaj me një armik të padukshëm, por jo më pak të egër, Covid-19. Shtatë artistë nga mbarë bota, përfshirë Shqipërinë, e përfaqësuar nga Irma Libohova kanë risjellë në një version origjinal “himnin” e paqes dhe solidaritetit.

Artistit italian Tommaso Primo iu bashkuan Guillem Roma nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, braziliani Dewis Caldes, Georgios Strimpakos nga Greqia, Irma Libohova dhe Laye Ba nga Senegali. Vite të tëra histori e frymëzim- vargjet e “Bella Ciao” do të përqafoheshin nga projekte kinematografike, show, konkurse këndimi dhe protesta masive.

Ai që sot duket se po korr një sukses të madh, seriali “La casa de papel” nuk mund të cilësohet kurrsesi si trampolina e “Bella Ciao”, e cila përgjatë 75 viteve është risjellë në versione të ndryshme. Sigurisht, nuk mund të mohohet fakti se seriali i ka falur popullaritet këngës te brezat e rij, duke mundësuar edhe përfshirje në playlist-ën e bareve, kafeneve apo diskove