Aktori Nicolas Cage kërkon divorcin vetëm 4 ditë pas martesës

577
Sigal

Vetëm 4 ditë më parë aktori  i njohur Nicolas Cage kurorëzoi me martesë dashurine tij me make up artistën  Erika Koik.

Por mediat raportojnë se ylli i Hollivudit ka kërkuar anulimin e martesës dhe nëse anulimi është i pa mundur ai ka kërkuar divorc.

Për ata që nuk e dinë termi anulim ka bazë ligjore dhe nënkupton fshirjen e një lidhjeje në martesë duke e deklaruar si inekzistente ose të pasaktë nga ana teknike. 

Kërkesa e papritur për anulimin e martesës së Cage vjen pas disa pamjeve të çuditshme që u publikuan disa ditë më parë kur aktori u filmua duke i bërtitur partneres në rrugë, i dehur.

“Gjatë gjithë kohës ai po përtiste ‘do më marrë të gjitha paratë’ dhe ‘ish-i i saj është i droguar’”, raporton “Daily Mail”.

Aktori i njohur u martua për herë të parë në 1995 me aktoren Patricia Arquette dhe më pas u divorcuan në vitin 2001.

Nicolas u martua sërish për herë të dytë në gusht 2002 me Lisa Marie Presley dhe u nda në nëntor të po të njëjtit vit.

Bashkëshortja e tretë e Cage ishte Alie kKm, me të cilën u martua në 2004 dhe u nda në 2016.