Zbuloni ”Pandan”, produkti më i shëndetshëm se avokado

442
Avokado ishte produkti kryesor për ata që mbajnë dietë, madje u tha se është një nga produktet me më me shumë vlera ushqyese, por tani gjërat do ndryshojnë. Kuzhinierja televizive Nigella Lawson e cila ka një emision interesant në Angli, na tregon se ka ardhur koha të heqim dorë nga Avokadoja e të përqendrohemi tek një tjetër produkt i gjelbër.
Ajo po insiston shumë që avokadon ta zëvendësojmë me bimën e quajtur Pandan. Ka shije të ëmbël por edhe të athët, gjithashtu të jep ndjesinë se po konsumon vanilje. Lawson beson se Pandan po përdoret shumë në Britani dhe tashmë edhe në SHBA.
“Unë mendoj se ky është dhe do të jetë bima e mrekullive. Me origjinë nga Azia Lindore, ka vlera ushqyese, ndihmon në sistemin e aparatit tretës, largon toksinat nga trupi dhe mban lëkurën të hidratuar. Pandani mund të përdoret në sallatë, në supë por edhe në ëmbëlsira të ndryshme. Pandan është një bimë barishtore që rritet në Azi dhe shpesh përdoret për ëmbëlsira dhe pije.