Zbulohet lidhja mes ulçerës e diabetit. Kujdes! Ja përse antibiotikët nuk shërojnë infeksionin e sinuseve. Testi i ri që do zbulojë tumorin e zorrës së trashë dhe shkaqet e astmës e ekzemës.

 

Rreth 14 për qind e njerëzve çdo vit kanë infeksion të sinuseve dhe mjekët kryesisht i shërojnë me antibiotikë. Megjithatëshkak i 90- 98 për qind të infeksioneve janë viruset që janë rezistentë në antibiotikë, pohon asociacioni
amerikan për sëmundje infektive. Ata paralajmërojnë që përdorimi
i tepruar i antibiotikëve, veçanërisht në rastet kur ato nuk janë efikase, mund të çojë deri te të bëjnë më shumë dëme se dobi.” Rregullorja e re rekomandon që tek inflamacionet bakteriale të sinuseve antibiotikët konsumohen për një periudhë më të shkurtër kohore (5- 7 ditë). Ndihmë mund të japin edhe steroidet nazale te personat që kanë histori të alergjive. Këto steroide vijnë në formë të sprejit, pikave ose lëngjeve dhe ndihmojnë në lehtësimin e disa simptomave. Kur është fjala për dekongjestantët ata po ash- Antibiotikët nuk shërojnë inflamacionin e sinuseve tu rekomandohen për lehtësimin e simptomave por edhe për preventivë që infeksionet virusale të mos shndërrohen në baktere. Sinuset në kuptimin e plotë të fjalës janë vrima në kafkën tonë të cilat tajitin sekrecion.Nëse ata pezmatohen sekrecioni
mblidhet dhe në kushte të tillakrijohen bakteret. Nëse “kalimet”mbahen të pastra, sinuset do të shërohen më shpejtë.
Shkencëtarët kanë propozuar një mekanizëm me anë të të cilit Helikobakter pilori mund të nxisë diabetin

Sigal

Zbulohet lidhja mesulçerës dhe diabetit
Kërkues në Universite tin e New York raportojnë se i njëjti bakter përgjegjës për ulçerën e stomakut mund të nxisë shfaqjen e diabetit të sheqerit tip
2 në personat mbipeshë dhe obezë. Diabeti shfaqet në të rriturit zakonisht mbi moshën 45 vjeç. Obeziteti dhe trashëgimia konsiderohen sot si faktorët kryesorë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje kronike që vret rreth 3.8 milionë njerëz çdo vit. Bakteri në fjalë është Helikobakter pilori. Kërkuesit kanë zbuluar se të rriturit jo-diabetikë, por të infektuar me këtë bakter, kanë nivele më të larta të glukozës (sheqerit) në gjak se ata që nuk janë të infektuar. Ky është përfundimi i arritur nga Prof.Yu Chen dhe Dr. Martin Blaser të Universitetit të New York. Për të monitoruar nivelet e glukozës në
gjak tek personat e testuar, kërkuesit kanë matur hemoglobinën e glikoziluar në gjakun e pacientëve (HbA1c ose A1c). Ky është testi më i mirë për të studiuar në mënyrë afatgjatë kontrollin që i bën organizmi nivelit të
glukozës në gjak. Infeksioni me Helikobakter pilori shpesh e ka zanafillën që në fëmijëri. Për shumë vite nuk jep shqetësime, por pas disa dekadash shumë prej të infektuarve shfaqin ulçera në stomak e ne duoden (zorra e
hollë). Në të njëjtën kohë personi ka më shumë shanse për të zhvilluar
kancer të stomakut. Blaser thotë se ky studim është një tjetër
provë e kostos afatgjatë që ka infektimi me këtë bakter. Autorët kanë propozuar një mekanizëm me anë të të cilit H.pilori mund të nxisë diabetin. Ata thonë se bakteri mund të ndikojë në çlirimin e
2 hormoneve tretëse prej stomakut, grelinës dhe leptinës. Grelina, e quajtur dhe hormoni i urisë, pakëson konsumin e kalorive dhe nxit shtimin në peshë.
Leptina ul oreksin dhe shton konsumin e kalorive. Kërkime të mëparshme
e kanë lidhur bakterin me nivele të ulura të grelinës dhe nivele të rritura të leptinës. shfaqjen e astmës dhe ekzemës te fëmijët. Ata pohojnë se niveli i lartë i yndyrave të ngopura në ushqim, si hamburgeri, ndikojnë në dobësimin e sistemit imun. Hulumtimi, në të cilin kishin qenë të përfshirë fëmijë nga 50 vende, ka treguar se adoleshentët që konsumojnë tri apo më shumë shujta të ushqimit të shpejtë për 39% më shumë kanë gjasa të preken nga një lloj akut i astmës. Rreziku tek fëmijët më të rinj është 27%. Shkencëtarët pohojnë
se tri porcione pemë dhe perime në javë mundet ta zvogëlojnë këtë rrezik për 14% tek fëmijët më të rinj, ndërsa për 11% tek adoleshentët. Hulumtimi kishte përfshirë ekipin nga universiteti në Okland, në Zelandën e Re, ku ishin vëzhguar shprehitë e 181.000 fëmijëve, nga mosha gjashtë deri në moshën shtatëvjeçare, si dhe 319.000 fëmijë, nga mosha 13 deri në moshën
14-vjeçare. “Ekziston dyshimi se ushqimi i shpejtë ndikon në rritjen e numrit të rasteve me astmë dhe ekzemë tek fëmijët”, pohon ekipi i shkencëtarëve britanikë dhe atyre nga Zelanda.

STUDIUESITITALIANË/Shpiket testi i riqë do të zbulojëtumorin ezorrës së trashë
Studiuesit Italianë janë të mendimit se kanë zhvilluar një test frymëmarrjeje
që do të zbulojë nëse dikush ka kancer në zorrën e trashë. Sipas kërkimit, të botuar në revistën shkencore British Journal of Surgery, saktësia
e tij do të arrijë deri në 76%. Vitet e fundit, studiuesit eksperimentohen
me teste frymëmarrjeje për diagnostikimin e llojeve të ndryshme të kancerit, diabetit dhe tuberkulozit. Teknologjia e testit për zbulimin e kancerit të zorrës së trashë bazohet në idenë se prania e tumoreve mund të çojë në prodhimin e
komponimeve të paqëndrueshme, domethënë në kombinime specifike kimikatesh që nuk zbulohen te njerëzit e shëndetshëm. Testet e kryera në 37 njerëz të sëmurë dhe 41 të shëndetshëm treguan se mund të identifikonin kancerin deri në 81%. Pas rivlerësimit të testit, saktësia ra në 76%.