Vështirësi në shikim? Këto 3 ushqime ndihmojnë dhe e përmirësojnë dukshëm

256
Sigal

Ka faktorë të ndryshëm që ndikojnë kur bëhet fjalë për shikimin, duke filluar nga plakja te gjenetika.

Ndërsa disa sëmundje të syrit mund të ndihmohen vetëm nga syzet ose operacioni, të tjerat mund të përmirësohen nga ndryshimet e stilit të jetesës.

Shikimi si çdo pjesë e shëndetit tuaj është individual dhe përballet me sfida të ndryshme.

Ashtu si një dietë për çdo pjesë të mirëqenies suaj, ushqimet për shikimin duhet të jenë të pasura me vitamina. Nga vitamina A te vitamina C, disa lëndë ushqyese janë më të mira në përmirësimin e shikimit se të tjerët.

Tri ushqime që përmbajnë lëndë ushqyese kryesore për sytë janë perimet me gjethe, arrat dhe vezët, sipas Institutit Kraff Eye:

Perimet me gjethe
Duke pasur vitaminë C si dhe luteinë, këto bimë të gjelbra shënojnë pikë “të larta” në vitaminat e shikimit. Arsyeja pse vitamina C mund të përmirësojë shëndetin e syve është për shkak të aftësive të saj antioksiduese. Stresi oksidativ mund të kontribuojë në shumë procese të plakjes, siç është formimi i kataraktit – një problem mjekësor që rezulton në shikim të paqartë.