Vaji i ullirit ngadalëson plakjen qelizore dhe parandalon infarktin

571
Sigal

KËSHILLA MJEKËSORE/ Vaji i ullirit për nga përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës

Kundër dhimbjeve: “Efekt i vetëm anësor” i vajit të ullirit është rreziku më i vogël nga infarkti, Alzheimeri, karcinoma, ndërsa 50 ml vaj ulliri kanë efekt sa 200 mg ibuprofren. Nëse vuani nga dhimbjet kronike, në vend të ilaçeve, të cilat gjatë përdorimit më afatgjatë mund të kenë shumë efekte anësore, dhimbjen mund ta mposhtni me vaj ulliri. Duke iu falënderuar antioksidanteve polifenoleve, ky “ar i lëngshëm” ka veçori të forta kundërimflamatore dhe është efikas edhe tek artriti. Vetëm 50 ml vaj ulliri, rreth tri lugë e gjysmë, ka efektin e njëjtë kundër dhimbjeve në nyja si tableta e ibuprofenit prej 200 mg dhe nëse e pini çdo ditë, për dallim nga ilaçet nuk i dëmton nyejt. Pas përdorimit më të gjatë ilaçet kundërtin flamatore josteroide si ibuprofeni dëmtojnë indin e nyjeve, ndërsa më së shumti dëmtime përjetojnë nyjet e ijëve. Acetaminofeni nuk dëmton nyjat, por helmimi me acetaminofen është shkaktari më i madh i dështimit akut të mëlçisë. Që vaji i ullirit të jetë sa më i mirë, zgjidheni sa më të freskët, i cili është më së paku i përpunuar, vaj ulliri ekstra i virgjër, me shtypje të ftohët në shishe të vogla dhe të errëta.

Rekomandime 

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf