Tumori i mëlçisë: Trajtimi i tij dhe parandalimi

1402
Sigal

Njerëzit me infeksionin e hepatitit B ose C të mëlçisë kanë më shumë mundësi që të kenë kancerin primar të mëlçisë

Tumori i mëlçisë është serioz. Kanceri ose tumori i mëlçisë mund të fillojë në mëlçi  (që quhet tumori ose kanceri primar) ose mund të shkaktohet nga qelizat kanceroze nga pjesë të tjera të trupit që kanë udhëtuar në gjak ose në  sistemin limfatik dhe janë depozituar në mëlçi. Kjo shënon fillimin e një tumori të ri (që quhet tumori sekondar ose metastaza).

Trajtimi i secilit prej tumoreve të mëlçisë varet nga lloji i tumorit, shkalla që ai ka arritur, shëndeti i përgjithshëm i personit,  gjendja e mëlçisë së tyre dhe nëse ka kancer të pranishëm në ndonjë pjesë tjetër të trupit.

Trajtimi i tumorit primar të mëlçisë

Kanceri primar i mëlçisë është relativisht një formë e rrallë e kancerit. Njerëzit me infeksionin e hepatitit B ose C të mëlçisë kanë më shumë mundësi që të kenë kancerin primar të mëlçisë, krahasuar kjo me njerëzit e tjerë. Objektivi i parë i mjekut për trajtimin e një tumori primar të mëlçisë është për të kuptuar fazën e tij. Kjo bëhet kur mjeku konstaton shkallën e kancerit: është vetëm në mëlçi apo është përhapur në pjesë të tjera të trupit? Doktorët zakonisht përdorin sistemin e fazës së TNM–së (tumor, nyje dhe metastazë) nga I (1) deri më IV (4), në varësi të:

Masës së tumorit

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf