Tiroidet dhe intoleranca ndaj laktozës, çfarë duhet të dini

446
Sigal

Në pamje të parë, duket se tiroidja dhe intoleranca ndaj laktozës janë probleme që nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën.

Megjithatë, në një vëzhgim më të hollësishëm të të dyja këtyre problemeve, del në pah një aspekt shumë i rëndësishëm që nuk duhet neglizhuar.

Sëmundjet e tiroides janë përgjithësisht çrregullime të sistemit imunitar. Trupi gabimisht e cilëson tiroiden si armik dhe e sulmon.

Intoleranca ndaj laktozës ndodh si pasojë e paaftësisë së stomakut për të tretur sheqernat e qumështit dhe të produkteve të tjera të bulmetit.

Kësisoj, ushqimi me përmbajtje laktoze kalon në zorrën e trashë dhe shkakton gazra, fryrje dhe diare.

Laktoza gjendet edhe tek ëmbëlsirat industriale, drithërat, salcat e marinimit të sallatës, majoneza, pudingu dhe ëmbëlsuesit natyralë.

Intoleranca ndaj laktozës mund të jetë edhe një problem genetik ose një pasojë e një lëndimi apo plakjes.

Simptomat e saj mund të shfaqen nga 30 minuta deri në 20 minuta pas ngrënies së një ushqimi me përmbajtje laktoze.

Lidhja Mes Sëmundjeve Të Tiroides dhe Intolerancës Ndaj Laktozës

Intoleranca ndaj laktozës mund të ndërhyjë në aftësitë e trupit për të përpunuar barnat në trajtimin e sëmundjeve të tiroides.

Arsyeja ka të bëjë me laktozën.

Laktoza është një përbërës jo-aktiv që gjendet në shumë prej barnave kundër disa llojeve të sëmundjeve të tiroides.

Nëse ju vuani nga intoleranca ndaj laktozës dhe tiroidja, trupi nuk e përthith atë siç duhet dhe ilaçi humbet efikasitetin.

Kjo do të thotë se nëse vuani nga tiroidja, duhet të bëni patjetër analizën që tregon nëse jeni intolerantë ndaj laktozës ose jo, në mënyrë që të siguroni një mbarëvajtje të mirë të kurës kundër sëmundjes.

Gjurmë të laktozës, qoftë në sasi minimale, gjenden edhe tek kontraceptivët, viagra, apo barnat kundër aciditetit në stomak.

Ajo gjendet edhe tek medikamentet kundër ankthit e depresionit, astmës, kolitit,  pagjumësisë apo edhe tek ilacet kundër tensionit të lartë të gjakut.