Tensioni i syrit, sëmundja e heshtur që rrezikon shikimin

1050
Për sa kohë që nuk trajtohet, dëmtimi i shikimit është përgjithësisht i pakthyeshëm, prandaj shpesh glaukoma përshkruhet si “sëmundje e heshtur e verbërisë” ose si “hajdute e qetë e shikimit”
Glaukoma, e njohur si tensioni i syrit, shfaqet pas moshës 40-vjeçare. Si shkak i goditjes nga një grup sëmundjesh, syrit i shkaktohet një dëmtim progresiv i nervit optik në pikën ku ai lejon syrin të transportojë informacionin vizual në tru. Nëse lihet pa trajtuar, shumë lloje të glaukomës-tensionit të syrit, zhvillohen (pa paralajmëruar shenja të dukshme te pacienti) drejt përkeqësimit gradual të shikimit, që mund të çojnë deri në verbim. Për sa kohë që nuk trajtohet, dëmtimi i shikimit është përgjithësisht i pakthyeshëm, prandaj shpesh glaukoma përshkruhet si “sëmundje e heshtur e verbërisë” ose si “hajdute e qetë e shikimit”.
Cilët preken më tepër nga glaukoma?
Glaukoma mund të prekë këdo dhe pacienti mund të trajtohet, por jo të shërohet prej saj. Mënyra e vetme për të parandaluar humbjen e shikimit është diagnostikimi i hershëm i sëmundjes dhe trajtimi i saj. Prandaj është shumë e rëndësishme që të gjithë t’u nënshtrohen vizitave okulistike periodike (sidomos pas moshës 40 vjeç), madje edhe nëse nuk ka simptoma.
Sigal