Suplementi Pena Shqiptare/  Bashkim Koçi: Gratë në një poezi të Xhevahir Spahiut

191
Sigal

Nuk e mbaj mend saktë ditën, madje edhe vitin, kur Xhevahir Spahiu më la në dorë një letër format, të zverdhur nga koha, ku kishte hedhur me shkrim dore një poezi të titulluar GRATË. Mbaj mend që, pasi i hodha një sy kureshtar, nuk u përmbajta për ta lexuar deri në fund atë poezi me dy strofa të Xhevahirit. Ishte një frymëzim çasti, ashtu siç ndodh me poetët, por ai thoshte aq shumë aty, në ata tetë vargje, saqë të dukej sikur shikoje sytë e zjarrta të grave të Shekspirit ku gjënden librat, artet, akademitë, të cilët shfaqin, përmbajnë dhe ushqejnë Botën.

Atë letër format ku është shkruar poezia e kam ruajtur gjatë, me vite, vendosur në një nga librat e Xhevahirit. Por meqë këto ditë është festa e NËNAVE, mendova për ta publikuar e botuar te “Pena Shqiptare”.

Gratë

Njoha një mëngjes buzëqeshjen e një gruaje,

tek ecte mes kufirit me çizmet e rënda.

Po në mbrëmje zbulova pikëllimin e thellë

kur burrin e dehur ajo fuste brenda.

 

Njoha… Dhe në secilën prej tyre pashë

nënën që prej meje herët u nda.

Në secilën prej tyre pashë fytyrën e motrës.

Ooo, motrat janë hapësira të mëdha!

Xhevahir Spahiu