Studimi/ Njerëzit që ecin në gjumë, edhe nëse vriten nuk ndjejnë dhimbje

487
Të gjithë kemi dëgjuar për personat që ecin apo kryejnë veprime teksa janë në gjumë. Rastet janë nga më ndryshmet, disa veshin diçka, të tjerë shkojnë dhe hanë nga frigoriferi dhe shtrihen sërish sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Ndërsa disa të tjerë dalin nga shtëpia dhe nëse ndodhen në një ndërtesë të lartë, mund të rrëzohen dhe pavarësisht lëndimeve, nuk do e ndjenë dhimbjen. Megjithëse kryejnë shumë veprime, ata nuk ndjejnë asgjë. Madje, hulumtuesit besojnë se ata nuk zgjohen edhe nëse thyejnë ndonjë këmbë. Por, çfarë në të vërtetë është ecja në gjumë? Ecja në gjumë është kur një person kryen një varg aktivitetesh komplekse, pa qenë i zgjuar nga gjumi. Kjo zakonisht ndodhë kur është në gjumë të thellë. Meqë gjumi i thellë është në pjesën e fillimit të fjetjes, ecja në gjumë ndodhë zakonisht në orët e para të gjumit. Ecja në gjumë mund të ndodhë në çdo moshë, por është më e shprehur tek fëmijët.
Sigal