Studimi, 6 orë gjumë janë mjaftueshëm

565
Nëse mbrëmjen e djeshme keni fjetur vetëm 6 orë nuk ka nevojë të shqetësoheni. Shkencëtarët shprehen se pavarësisht se ekspertët sugjerojnë vazhdimisht që duhet të flemë 8 orë gjatë natës, në fakt 6 orë është sasia e duhur. Universiteti i Kalifornisë mori në studim 3 grupe gjahtarësh në Namibi, Tanzani dhe Bolivi, duke u bazuar në stilin e tyre të jetesës që është i ngjashëm me të paraardhësve tanë. Pjesa më e madhe e tyre flinte më pak se 7 orë në mbrëmje dhe madje kishin një gjendje më të mirë shëndetësore se sa njerëzit që jetojnë në një shoqëri të industrializuar . “Nëse nuk do kishim teknologjinë do flinim më shumë”, është shprehur Ghandi Yetish drejtuesi i këtij studimi.
Sigal