Studimet vërtetojnë se gjumi pasdite është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj

524
Sigal

Të gjithë ne na ndodh, që pas drekës të duam të marrim një sy gjumë, por natyrisht që fjetja gjatë orarit të punës nuk lejohet. Sipas studimeve, rezulton se të marrësh një sy gjumë në mes të ditës është në të vërtetë mirë për shëndetin tënd!

Një studim grek i kryer në një spital në Voula , zbuloi se pushimi gjatë drekës në fakt zvogëlon presionin e gjakut duke zvogëluar rrezikun e një sulmi në zemër. Në këtë studim, u testuan 212 pacientë të cilët kishin presion të lartë të gjakut, dhe dëshironin të merrnin një sy gjumë pas mesditës. Pas studimit, ku të gjithë pacientët ndoqën të njëjtin ritual, duke fjetur gjumë pas mesditës,  u zbulua se këta njerëz kishin tension më të ulët se më parë.