Studim/ Mollët që shkëlqejnë nuk janë natyrale

626
Sigal

Mollat që shkëlqejnë dhe duken perfekte na tërheqin të
gjithëve që ti blejmë.

Por,
në të vërtëtë mollat që shkëlqejnë mund të jenë gjithçka, por jo natyrale.

Madje,
ju nuk i bëni asnjë favor trupit tuaj kur konsumoni mollë të tilla.

Prodhuesit
përdorin një lloj spreji që iu jep mollëve shkëlqim, zgjat në mënyrë
artificiale freskinë e tyre dhe e ndalon nxirjen.

Madje
sipas një studimi nga organizata për hulumtime mbi agrokulturën USDA, shumë
prodhues të mollave përdorin një lloj shkëlqyesi që njihet si “Carnauba” dhe
vjen nga një pemë braziliane por i cili është i destinuar të përdoret për
shkëlqimin e këpucëve dhe veturave.


vitin 2012, Europa e ka ndaluar përdorimin e kemikatit diphenylamine (DPA) pasi
sipas studimeve nuk është arritur të sigurohet se kjo nuk përbën rrezik për
shëndetin e njeriut.

Agjencioni
për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit në Amerikë i ka cilësuar këto pesticide
si jashtëzakonisht të rrezikshme dhe helmuese.

Madje,
ata kanë bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të shtuar në zgjedhjen e
ushqimit duke pranuar që të paguajnë pak më shtrenjtë në shkëmbim të frutave
dhe perimeve organike, bio dhe pa pesticide.