Studim: Kafja na mbron nga tumori dhe përmirëson kujtesën

506

 

Gjatë viteve të fundit, studime të ndryshme kanë treguar për
përfitimet e shumta të kafes. Ajo jo vetëm lufton diabetin dhe lloje të
ndryshme kanceri, por mund të përmirësojë edhe kujtesën dhe largon stresin.
Dhe, sipas një studimi të publikuar tek “World Journal of
Biological Psychiatry”, kafja mund të konsiderohet si shpëtimtare e jetës.

Sigal

Hulumtuesit
shkencorë të Universitetit të Harvardit analizuan të dhënat e 200 mijë njerëzve
nga tre kombësi të ndryshme. Çdo katër vjet ata treguan sasinë e kafes dhe
kafeinës që kishin konsumuar. Ata kontrolluan gjithashtu certifikatat e vdekjes
së pjesëmarrësve në studim, ku zbuluan se 277 prej tyre kishin kryer
vetëvrasje.

Dhe,
çuditërisht, kishte një lidhje shumë të madhe midis shkaktarit të vdekjes dhe
konsumimit të kafes. Njerëzit që pinin dy deri në katër filxhanë kafe në ditë
ishin 50% më pak të rrezikuar të vetëvriteshin.

Personat
që ishin vetëvrarë kishin konsumuar më pak kafe.

Edhe
nëse ndonjë nuk është në rrezik për vetëvrasje, ky studim i fundit sugjeron se
kafja mund të lehtësojë simptomat e depresionit, duke qenë se ndihmon në
prodhimin e endorfinës në të njëjtën mënyrë si ilaçet kundër depresionit. Një
tjetër studim i Harvardit zbuloi se femrat sidomos ishin 15% më pak të
rrezikuara të vuanin nga depresioni kur pinin të paktën dy filxhanë kafe në
ditë dhe 20% kur pinin të paktën katër filxhanë.