Si ta parandalojmë infarktin!

529
Sigal

Të gjitha dhimbjet e gjoksit janë dhimbje të zemrës. Kujdes hipertensionin dhe diabetin

Stresi, dietat, diabeti, pesha janë ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë infarktin dhe parainfarktin. Por si mund të përballemi me këtë sëmundje dhe cilat janë këshillat me të domosdoshme që duhet të ndiqen nga pacientët e prekur.

Çfarë është parainfarkti dhe infarkti, dhe si shkaktohen?

Parainfarkti dhe infarkti janë dy stade të së njëjtës sëmundje. Të dyja këto shkaktohen nga bllokimi i arteries që furnizon pjesën e muskulit, e cila preket nga infarkti dhe parainfarkti. Kjo e fundit është “vuajtje” e muskulit të zemrës, ajo që në gjuhën mjekësore quhet ishemia e miokardit, pra kur nuk furnizohet me sasinë e duhur të gjakut dhe të oksigjenit. Por në qoftë se, kjo vuajtje ndërpritet për një periudhë kohe nga 30 minuta deri në 2 orë, ku i sëmuri drejtohet në një qendër kujdesi koronar, atëherë ky muskul shpëton dhe kthehet përsëri në gjendje normale.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf