Shkencëtarët: Konsumimi i shampanjës parandalon demencën dhe sëmundjen e Alzheimerit

711
Jo se kemi nevojë për një arsyetim ekstra që ta konsumojmë edhe një pije tjetër në këtë kohë të vitit, por shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i tri gotave shampanjë në ditë ndihmon në parandalimin e demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit.
Siç duket, përbërësit e rrushit të zi që përdoren për ta krijuar shampanjën, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të trurit dhe përforcimin e memories, raporton Telegrafi.
Profesori Jeremy Spencer, një nga shkencëtarët e përfshirë në eksperimentin e Universitetit Reading, ka treguar se rezultatet janë dramatike!
Eksperimentet kanë përfshirë minj dhe sipas Spencer, ato eksperimente ilustrojnë për herë të parë se konsumimi modest i shampanjës ka potencialin të ndikojë në funksionin e aftësive njohëse, siç është kujtesa.
Shkencëtarët shpresojnë t’i vazhdojnë testimet, duke filluar ta testojnë shampanjën edhe te penzionerët.
Ndërsa një zyrtar i Shoqatës së Alzheimerit ka thënë se rezultatet janë interesante, por se duhet të bëhen më shumë hulumtime.
Sigal