Sigal

Konsumi i rrushit çon në uljen e presionit të gjakut dhe përmirëson funksionin e zemrës.

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar këtë efekt në minjtë e laboratorëve që ushqehen me ushqime shumë të kripura.

Doktor Mitchell Seymour nga Universiteti Miçigan, tha se ky zbulim konfirmon teorinë se rrushi ka  ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të sistemit kardiovaskular.

Në një studim të kryer nga Seymour dhe bashkëpunëtorët e tij, efekti i rrushit të zakonshëm në minjtë laboratorikë që vuanin nga tensioni i lartë, i shkaktuar nga marrja e ushqimeve shumë të kripura.

Grupi i dytë i minjve mori ushqim shumë të kripur pa shtimin e rrushit. Pas 18 javësh, minjtë që hanin ushqime të kripura dhe rrush kishin presionin e ulët të gjakut, funksionin e mirë të zemrës, dhe më pak shenja të dëmtimit të muskujve të zemrës, në krahasim me minjtë që hanin ushqime të kripura pa ngrënë rrush.

Seymour tha se ky është edhe një konfirmim tjetër se ushqimet e pasura me fruta dhe perime janë të dobishme për uljen e tensionit të gjakut.