Rrahjet e çrregullta të zemrës, parandalimi dhe mjekimi i tyre

1706
Sigal

Aritmitë njihen ndryshe si çrregullimet e ritmit të zemrës, të cilat prekin jo vetëm një zemër të sëmur, por edhe një zemër të shëndosh. Kjo sëmundje nuk njeh moshë prandaj për të mësuar më shumë rreth saj, i kemi marrë një intervistë mjekut kardiolog në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Dr. Llesh Rrokut, i cili ka folur për masat parandaluese, si ta kuptojmë se jemi të sëmurë, për mjekimin dhe cilat janë shkaqet e shfaqjes së aritmisë.

Çfarë janë aritmitë (rrahjet e çrregullta të zemrës)?

Aritmitë janë çrregullimet e ritmit të zemrës, ato takohen si në zemra e shëndosha thjesht si një çrregullim funksional emocional po ashtu dhe nga patologjitë e zemrës në zemrat e sëmura. Ato nuk njohin moshë, takohen që në moshën e fëmijërisë deri në pleqërinë e thellë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf