Pse nuk duhet t’i hidhni lëkurat e frutave dhe perimeve

1094
Lëkurat e frutave dhe perimeve mund ti përdorim si preparate natyrale për parandalimin apo shërimin e disa sëmundjeve, përmirësimin e lëkurës e madje edhe për lustrimin e këpucëve. Më poshtë gjeni disa këshilla se si ti përdorni lëkurat e frutave dhe perimece. Falë hulumtimeve të bëra, është vërtetuar se acidi i cili e mban lëkura e mollës na jep më shumë vlera shëndetësore se sa brendësia e mollës, duke filluar nga forcimi i muskujve, mbajtja nën kontroll e kolesterolit, sheqerit etj.
Pjeshka- Duhet ta hani lëkurën e pjeshkës për arsye të vlerave të pasura ushqyese ose mund ta fërkoni fytyrën me te që të keni lëkurë shkëlqyese.
Përmban kalium dhe vitaminë A, e cila rigjallëron dhe hidraton lëkuren. Lëkura e pjeshkës do t’ua përmirësojë sistemin tuaj të imunitetit, do të largojë toksinat nga trupi, do të zvogëlojë mundësitë për kancer, sëmundje të zemrës dhe artritis, por edhe do t’i ruajë sytë tuaj nga katarakti. Lëkurën mund ta përdorni si një ilaç të shpejtë të lëkurës, pas një nate të stuhishme me erë, vendosni pak sheqer në anën e brendshme të lëkurës dhe fërkojeni butë fytyrën tuaj.
Limoni- Limoni përmban acid, kështu që ju mund ta përdorni atë si një mjet të shkëlqyeshëm për lustrim bakrit…etj. Shtrydhni pak lëng në sodën e bikarbonit që të fitoni një efekt edhe më të mirë, ose vendosni disa copëza të lëkurës në shishe uji për të krijuar një freskues aromatik në shtëpi.
Nëse vajit të ullirit do t`i shtonit lëkurën e limonit, do t’i jepni një aromë interesante, por edhe do të gjallëroni vajin që ka ndenjur gjatë.
Ju mund t`i përdorni lëkurën e limonit për të mënjanuar aromat nga furra mikrovalore, duke i zier ato dhe të mbeturat nga lëngu i limonit, disa minuta në një enë të pambuluar .
Portokalli- Lëkura e portokallit është plot me antioksidantë të fuqishëm të quajtur “superflavonide”, e të cilat ndikojnë ndjeshëm në reduktimin e nivelit të kolesterolit.
Sipas disa studimeve të bëra, antioksidantët që gjenden në lëkurë janë 20 herë më të fuqishëm se ata në lëngun e shtrydhur të portokallit.
Shtojeni lëkurën e prerë në rende në ëmbëlsira që të përforconi ushqimin dhe të fitoni një aromë të mirë. Më së miri është të hidhet e tërë lëkura e portokallit në shtrydhëse frutash dhe të përfitohet krejt ajo që fsheh kjo lëkurë e pasur. Vetëm se duhet të lani mirë lëkurën para se ta fusni në shtrydhëse.
Banania- Përdorni anën e brendshme të bananes për të shkëlqyer gjethet e luleve të shtëpisë. Jo vetëm që do të shkëlqejnë, por gjethet edhe do të mbrohen për shkak se lëkura e bananes është pleh natyral dhe pesticid. Zhapa e bananes është ideale për shkëlqim të madh, kurse pas lustrimit pastrojeni me një pecetë të fortë. Lëkura e bananes përmban shumë kalium dhe antioksidantë të cilët e mbajnë lëkurën të butë dhe fine. Nëse keni gërvishtje ose diçka të ngjashme vendosni mbi të lëvoren e bananes, dhe do t’ju shërohet më shpejt. Nëse ju pickon mushkonja, kjo lëkurë do të qetësojë kruarjen, vetëm fërkojeni vendin e prekur.
Lëkurën mund edhe ta hani, vetëm se së pari ziejeni ose përziejeni me mikser!
Për shkak të luteines e cila gjendet në masë të madhe në këtë lëvore, me konsumimin e këtij ushqimi sytë tuaj do të jene të mbrojtur nga dëmtimi i shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve UV.
Zieni lëkurën për 10 minuta dhe pini ujin, ose thjesht perziejeni në shtrydhësen e frutave dhe pini lëngun e përfituar.
Kivi- A e keni ditur që lëkura e kivit përmban tri herë më shumë antioksidante se sa brendësia e vetë kivit dhe vepron si një mjet i fuqishëm kundër alergjive, infeksioneve, por edhe tumoreve.
Lëkura e kivit gjithashtu është një ilaç natyral kundër baktereve. Ju mund ta shfrytëzoni bananen që ta maskoni shijen duke i përzier së bashku në shtrydhëse dhe mund ti pini.
Shega- Lëkorën e shegës mund ta përdorim për shumë gjëra. Prijeni në copa të vogla, thajeni dhe rregullojeni këndin tuaj të vogël aromatik. Nëse keni probleme me diarre ose dhimbje në stomak ziejeni lëkurën e shegës në ujë dhe shtoni kanellë. Kur të ftohet pini nga pak tri herë në ditë.
Patatja- Lëkura e patates është e mirë për flokët tuaj. Ju mund t’i hiqni qafe thinjat në mënyrë natyrale. Vetëm ziejeni atë në ujë për 30 minuta dhe lëreni të ftohet. Këtë ujë shfrytëzojeni për t’i shpërlarë flokët pas shampos dhe gradualisht do t’i errësojë thinjat tuaja, pra ju nuk do të keni nevojë për kimikate dhe ngjyra të forta.
Lëkura e patates është një ushqyes shumë i pasur. Vetëm lëkura e një patateje të madhësisë së grushtit ofron gjysmën e sasisë ditore të rekomanduar të fibrave të tretshme, kaliumit, hekurit, fosforit, zinkut dhe vitaminës C.
Dardha- Ju do të gabonit shumë nëse hidhni lëkurën e këtij fruti. Lëkura e dardhës është e pasur me vitamina, fibra dhe vlera ushqyese të cilat e tejkalojnë vlerën e asaj çka gjendet nën të.
Sigal