PHD. Anila Kalleshi: Intoleranca ushqimore, përgjigje psikologjike që trupi ka ndaj glutenit. Ja kush mund t’i zëvendësojë

936
Sigal

Flet dietologia PHD Anila Kalleshi

Ja pse duhet te dimë nëse jemi intolerant ndaj glutenit

Sot flitet shumë për shëndetin. Obeziteti shikohet tepër i rrezikshëm, por janë dhe shumë ushqime që ndikojnë në një shëndet jo të mirë. Një ndër ushqimet e dëmshme është gluteni. Sa dhe si ndikon ai në shëndetin e njeriut?

Ç’është gluteni dhe cilat prodhime bujqësore përmbajnë më shumë gluten?

Drithërat që përmbajnë gluten, përmbajnë lektinë dhe phytate, dhe ky është një lajm i keq. Lektinat mund të lidhen në receptorët e insulinës, që më pas mund të krijojnë rezistencën e insulinës, që nënkupton se sheqeri juaj në gjak rritet duke e bërë më të vështirë djegien e yndyrnave. Lektinat mundet gjithashtu të ngjiten edhe në rreshtimin intestinal, që kontribuon në ndryshimin e florës së zorrëve, duke shkaktuar që të formoni më shumë kalori nga ushqimet që hani dhe më e keqja, të formoni yndyrna. Lektinat mund të lidhen edhe me rezistencën e leptinës. Sepse leptina është një hormon që ndihmon që të rregullojë ndjenjën e urisë dhe të ngopjes, rezistenca e leptinës ju bën më të uritur edhe kur keni ngrënë sasinë e duhur. Gjithashtu, ju vendos nën rrezikun e sindromës metabolike, rreziku i trefishuar i obezitetit, diabetit dhe presionit të lartë të gjakut. Phytatet janë gjithashtu të këqija. Gjenden tek gluteni dhe tek drithërat, dhe quhen antiushqyes, sepse ato prodhojnë minerale bio të padisponueshme. Nëse me të vërtetë doni sasi të vogla drithërash në dietën tuaj, ndaluni tek orizi, mielli i tërshërës pa gluten. Mund të zgjidhni gjithashtu pataten e ëmbël, kuinoa, thjerrëzat dhe bishtajoret.

Intoleranca ushqimore, përgjigje psikologjike që trupi juaj ka ndaj llojeve të caktuara të ushqimeve

Kush mund t’i zëvendësojë drithërat?

Në vend të makaronave standarde, provoni spageti me kungull, me kuinoa.

* Në vend të tortelinit, provoni orizin kaf ose sallatën me rukola e domate .

* Në vend të grurit, provoni bajamet ose pluhurin e arrës së kokosit. o Në vend të salcës së sojës, provoni arrën e kokosit.

* Në vend të kuskusit, provoni kuinoa.

* Në vend të picave, provoni patëllxhanë ose kërpudha.

Ku fshihet gluteni?

Gluteni është kudo, kështu që lexoni etiketat me kujdes. Për këtë arsye, zgjidhni ato ushqime që nuk kanë gluten, ose zgjidhni mish të freskët, pulë ose salmon. Nëse keni nevojë për proteina, fokusohuni kryesisht tek peshku salmon: janë zgjedhje më të shëndetshme edhe për shumë arsye të tjera. Gluteni fshihet në: – Të gjitha drithërat – Biskotat – Djathi – Buka – Kekërat – Markat e lira të çokollatave – Kuskusi – Mielli – Mustarda – Makaronat – Pica – Patatet – Salca – Muesli – Salca e sojës – Disa kornflekse që përdoren në mëngjes – Disa pije alkoolike – Piperi i bardhë – Makaronat me mish dhe peshk.

 Çfarë fshihet në mishin e drekës tuaj?

Shumë mishra që ne i konsumojmë gjatë vaktit të drekës janë të injektuar me gluten. Kjo ndodh sepse është mirë në lidhje me stabilizimin dhe trashësinë, por kjo është edhe arsyeja se pse shumë prej nesh kanë zhvilluar ndjeshmërinë e glutenit. Kështu që sigurohuni që mishi juaj të jetë pa gluten, të jetë i freskët si mishi i pulës ashtu dhe salmoni. Këto janë zgjedhje të shëndetshme për shumë arsye.

Po tërshëra?

Vetë tërshëra është pa gluten, kështu që në teori, jeni në gjendje për të ngrënë çdo gjë me tërshërë (për aq kohë sa nuk përmban bulmet, vezë ose gluten). Megjithatë, tërshëra shpesh është bërë në vende ku ato gjithashtu përdorin drithërat që përmbajnë gluten, kështu që sigurohuni se po blini vetëm tërshërë, dhe pa gluten.

Kur ushqimet pa gluten nuk janë të mira për ne?

Tashmë që, shumë e më shumë njerëz janë duke kuptuar rrezikun e glutenit, një sërë produktesh pa gluten janë shfaqur në treg. Ky mund të jetë një tjetër problem, pasi pjesa më e madhe e këtyre ushqimeve nuk janë të shëndetshëm dhe mund të shkaktojnë shtimin në peshë, edhe pse janë pa gluten. Ekzistojnë bistota pa gluten, bukë, makarona, biskota dhe mjaft produkte që në paketimin e tyre na serviren “pa gluten”. Pjesa më e madhe e tyre përmbajnë sheqer, ushqimet pa gluten jo domosdoshmërisht nënkuptojnë që janë të shëndetshme – dhe përfundimisht nuk nënkuptojnë që janë të mira për humbjen e peshës. Doni disa ushqime të mira që janë pa gluten? Ushqimet e mira pa gluten vijnë në paketimet e tyre natyrale. Disa nga shembujt më të mirë janë mollët, brokoli, patatja e ëmbël, avokado.

Si do ta përcillnit intolerancën ushqimore?

Nuk do të humbni peshë nëse jeni duke ngrënë ushqime të cilat trupi juaj nuk mund t’i përballojë. Intoleranca ushqimore është një sërë përgjigjesh psikologjike që trupi juaj ka ndaj llojeve të caktuara të ushqimeve. Këto përgjigje të trupit nuk kanë fare lidhje me atë që japin alergjitë. Pjesa më e madhe e njerëzve rezultojnë negativë ndaj alergjive ushqimore, por pjesa më e madhe ka të paktën një lloj ushqimi si intolerancë ushqimore, por ka njerëz të tjerë që kanë disa ushqime që nuk janë tolerante për trupin e tyre. Simptomat e intolerancës ushqimore variojnë nga një person tek tjetri, por më të zakonshmet janë fryrja, gazrat, tretja, lodhja, bllokimi mendor, acarimi, ndryshimi i humorit dhe shtimi në peshë. Nëse jeni duke ngrënë ushqime të cilat trupi juaj nuk mund t’i tolerojë, ju keni mundësi që të fitoni peshë, të ndiheni të fryrë dhe të dukeni më të vjetër sesa mosha juaj aktuale. Pjesa më e madhe e njerëzve injorojnë përgjigjet e trupave të tyre ndaj ushqimeve që hanë, ose ndoshta ato kërkojnë për mënyra që të maskojnë simptomat. Por fitimi i peshës, fryrja dhe lodhja nuk janë vetëm fakte të mërzitshme të jetës. Ato janë mënyrat e trupit tuaj për të treguar që jeni duke ngrënë ushqime që nuk janë të shëndetshme për ty. Në momentin që do të shpëtoni nga ushqimet që trupi juaj nuk mund t’i përballojë, përdorni ushqime që ju shërojnë dhe suplemente dhe jepini trupit tuaj mundësinë për t’u shëruar nga ajo që keni shtuar në mënyrë të paditur, pasi ju keni mundësi që të shtoni në peshë, të merrni peshë dhe të vuani nga plakja e parakohshme. Kjo do të ju ndihmojë të ndiheni më të freskët dhe më të motivuar. Ndoshta trupi juaj është i stresuar nga ushqimet që keni përdorur me përmbajtje të lartë sheqeri, sheqerëra artificialë si dhe nga ushqimet e përpunuara, të cilat kanë predispozitë që të përmbajnë intolerancë ushqimore (IU) të lartë si : sojë, drithëra dhe gluten. Ndoshta ju keni mbajtur një regjim të dukshëm të shëndetshëm, të ulët në yndyrna dhe në karbohidrate por asnjëherë nuk keni kuptuar që të gjitha përpjekjet tuaja të shëndetshme janë duke u sabotuar nga kosi (edhe pse pa yndyrë), por me IU të lartë, vezët (edhe pse të pasura me omega 3) dhe drithërat (edhe pse mund të jenë drithëra integrale). Si mund ta dalloni që ju po keni probleme me intolerancën ushqimore? Testi im do të ishte ky? o A keni qenë shpesh preh e efektit yo – yo të dietave? ( pra a keni humbur ca kilogramë dhe i keni marrë menjëherë ato kilograme menjëherë sapo e keni ndërprerë dietën?) o A keni tentuar shpesh të humbisni peshë por keni rezultuar të pasuksesshëm në këtë sfidë? o A përjetoni shpesh pas të ngrënit shqetësime, siç janë : fryrja e barkut, gazra apo mostretje të ushqimit? o Edhe pse ju nuk konsumoni asgjë, ju përsëri e keni shumë të pamundur të humbisni peshë o A ndiheni ose dukeni më të vjetër seç jeni në të vërtetë? Nëse përgjigjja e vetëm njërës prej tyre është po, keni shumë mundësi që keni ngrënë shumë ushqime problematike me IU të lartë dhe që kanë shumë mundësi që të përkeqësojnë intolerancën ushqimore. Zgjidhja ime është : ndaloni së konsumuari ushqime me IU të lartë dhe zëvendësojini ato me IU të ulët që kanë shumë më pak mundësi që t’ju shkaktojnë intolerancë ushqimore. Nëse mund të ndërprisni këto ushqime me IU të lartë për vetëm 3 javë ju do të shihni humbje në peshë dhe rezultate shumë të mira që do të ju bëjnë të ndiheni dhe të dukeni mrekullisht mirë. Nëse këto yndyrna të ulëta, karbohidrate të ulëta ose dieta të pasura me proteina kanë funksionuar për ju në të shkuarën, ju do të duhej të ishit në peshën tuaj optimale? Ka një arsye që dëshira ndaj këtyre ushqimeve nuk funksionon – dhe ka një arsye që testi i intolerances ushqimore funksionon më së miri.