PHD. Anila Kalleshi: Çfarë është pleuriti dhe nga se shkaktohet. Kombinimi i dy perimeve që lufton tumorin dhe si të shkatërroni gurët në tëmth

2401
Sigal

PLEURITI

Është një sëmundje mushkërish. Pleuriti mund të jetë akut, që do të thotë se vjen papritmas, shkakton simptoma dhe pastaj ikën sërish, ose mund të jetë kornik që do të thotë se simptomat janë të vazhdueshme ose përsëriten kohë pas kohe.

Pleurit-i mund të përshkruhet si i lagësht (gjendje në të cilën shuma të mëdha lëngjesh grumbullohen në hapësirën ndërmjet 2 shtesave pleurale). Si i thatë pleuriti ndodh atëherë kur inflamacion-i nuk ka formuar lëngje. Nganjëherë, pas uljes së inflamacion-it, në pleura mund të formohen shtresa indesh fibroze të cilat i bëjnë 2 shtresat të ngjiten me njëra-tjetrën. Kjo e vështirëson zgjerimin e indit nën mushkëri kur mushkëritë mbushen me ajër.

Pleuriti mund të shkaktohet nga:
– Pneumonia virale ose bakteriale;
– Mpiksje gjaku në mushkëri (embolizëm pulmonar);
– Reaksione alergjike nga disa mjekime të caktuara;
– Tumor-i;
– Irritues të tillë si asbesti;
– Dëmtime në mushkëri, p.sh. nga një brinjë e thyer; dhe
– Sëmundje të indeve lidhëse, si p.sh. lupus eritema.
– Pleuriti zakonisht klasifikohet në 2 lloje: parësor dhe dytësor.

Pleuriti parësor është një inflamacion që fillon në vetë indin pleural, shpesh kjo fillon nga një infeksion ose pas një dëmtimi, siç mund të jetë një brinjë e thyer. Pleuriti dytësor nënkupton rezultatet e pleuritit nga një mushkëri tjetër ose nga një sëmundje kraharori siç është pneumonia, ose edhe një tumor. Simptomat e pleuriteve parësorë dhe dytësorë mund të jenë ekzaktësisht të njejta.

Simptoma më e zakonshme është dhimbja në kraharor e cila fillon papritur. Kurdo që kraharori lëviz p.sh. për të marrë dhe nxjerrë frymën, për t’u kollitur apo teshtirë, pleura gjithashtu lëviz dhe pacienti ndjen dhimbje në shtresën e jashtme të pleura-s. Dhimbja mund të jetë nga mesatare në shumë të fortë, dhe, ose mund të vijë dhe të ikë duke u përkeqësuar në momentet që merrni frymë thellë, ose mund të jetë e vazhdueshme. Dhimbja zakonisht përshkruhet si ngulja e një thike në kraharor. Ajo ndjehet në kraharor në vendin ku ndodhet inflamacion-i, por ajo mund të ndjehet si dhimbje edhe në shpatull ose qafë, ose në të dyja njëkohësisht.

Çaj rigoni për gurët në tëmth dhe aparatin tretës

 

Rigoni është një bimë shumë e rëndësishme në mjekësinë popullore. Është jo vetëm një erëz shumë popullore në kuzhinën shqiptare, por ajo është dhe shumë e shëndetshme. Si shumë bimë të tjera, edhe çaji i përgatitur me degët e rigonit të njomë jep rezultate të menjëhershme në rastet e dhimbjes së kokës me prejardhje nervore.

Një gotë çaj do të sillte qetësinë që ju mundonte prej kohësh. Çaji i kësaj bime ndihmon edhe në rastet kur aparati tretës nuk e kryen mirë funksionin e tij, kur ka vështirësi në tretjen e ushqimit.

Për përgatitjen e çajit të rigonit nevojitet një litër ujë i ftohtë dhe në të vendosen 40 gramë nga bima në lulëzim. Zihen për 10 minuta, më pas kullohet lëngu dhe pihet i pa ëmbëlsuar. Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator.

Arsyet pse duhet të konsumoni domate e brokoli

Sipas një studimi eksperimental të publikuar në Cancer Research, kombinimi i këtyre dy produkteve dha rezultate mbresëlënëse në luftimin e kancerit. Duke qenë se ky ishte një studim eksperimental protagonistë në të ishin minjtë, të cilëve iu implantua kancer në prostatë. Grupet e hulumtimit kishin për dietë; grupi i parë brokoli, grupi tjetër vetëm domate dhe grupi i fundit të dyja. Pas kryerjes së eksperimentit studiuesit monitoruan gjendjen e zhvillimit të kancerit dhe rezultatet ishin më të mira kur të dy produktet u kombinuan bashkë. Minjve të cilëve iu dhanë të dyja produktet bashkë kishin zvogëlim të peshës së tumorit prej 52% kundrejt 34% të konsumimit të domateve dhe 42% të brokolit veçmas.

Nëntë vetitë shëruese të akullit në qafë

Pika ku fundi i kafkës suaj bashkohet me qafën quhet Feng Fu dhe kjo është pika ku duhet të vihet akulli. Me vendosjen e akullit në qafë, trupi juaj përtërihet vetvetiu dhe ju bën të ndiheni plot jetë.

Këto janë disa gjëra që mund t’i bëjë:

  1. Përmirëson gjumin tuaj;
  2. Ndreq disponimin tuaj;
  3. Shëron sistemin tuaj digjestiv;
  4. Ndihmon në lehtësimin e gripeve;
  5. Lehtëson kokëdhimbjet, dhimbjet e dhëmbit;
  6. Ndihmon në shërimin e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare;
  7. Ndihmon problemet me gjëndra tiroide;
  8. Ndihmon ciklin menstrual
  9. Përmirëson shëndetin mental.

Një këshillë se si ta gjeni Feng Fu-në: Shtrihuni në stomakun tuaj dhe vendoseni akullin ne qafë, rrini të shtrirë rreth 20 min, nëse nuk keni kohë mund ta mbështillni me një shall . Qe të jetë më efektiv bëjeni këtë çdo ditë para së të hani mëngjesin dhe në mbrëmje para se të flini. Mos u frikësoni nëse pas 30-40 sekondave do ndjeni një nxehtësi në qafën tuaj sepse është normale. Sipas mjekësisë tradicionale kineze Feng-Fu nuk mjekohet. Në fakt kjo metodë e kthen trupin në balancën e tij psikologjik, siguron shëndet më të mirë dhe e përtërin trupin.