Përfitimet shëndetsore të lëngut të turshive

606
Lëngu i turshive është një pije që ka një rol të rëndësishëm në shërimin e disa sëmundjeve të ndryshme. Vetitë kurative të tij përfitohen si shkak se natriumi i ndodhur në lëngun e turshive, e bën trupin të mbajë ujë. Lëngu i turshive është i mbushur me elektrolitet dhe probiotikët që trupat tanë kërkojnë. Ja disa përfitime të tjera që ky lëng i sjell trupit:
Zvogëlon dëmtimet e muskujve
Lëngu i turshive është një zgjidhje e shkëlqyer për dhimbjet e muskujve. Në mes të një stërvitje të rëndë, organet tona djersisin. Kjo shkakton një çekuilibër në nivelin e natriumit dhe kaliumit, duke sjellë kështu dëmtim të muskujve. Ndërsa disa individë pinë ujë ose pije me electrolite për të qetësuar dhumbjet e muskujve, lëngu i turshive ka përparësi të jashtëzakonshme lidhur me qetësimin e muskujve.
Rrit energjinë nëse konsumohet para stërvitjes
Ekspertët e shëndetësisë thonë se lëngjet e pasura me sodium, të tilla si lëng turshi, mund të përmirësojnë termoregulacionim dhe performancën sportive.
Për të parandaluar çdo shqetësim të mundshëm në stomak, sigurohuni të pini lëng turshi disa orë përpara se një seance stërvitje dhe balancojeni me shumë ujë.
Redukton urthin
Lëngu i turshive mund të jetë një qasje e pabesueshme në qetësimin e urthut, siç tregohet nga Farmacistët e Shëndetësisë. Prania e acidit në lëng, i mundëson trupit të njeriut të absorbojë vitamina dhe ushqyes të mirë. /
Sigal