Ndiheni të lodhur nga puna? Këto janë 5 teknika masazhi që ju duhen

446
Sigal

Stresi në punë apo në jetën e përditshme është I zakonshëm dhe mund të shkaktohet për shumë arsye. Nga stresi i tepërt shkktohen dëme të mëdha në shëndet, produktivitet dhe cilësinë  epërgjithshme të jetës. Por ja cilat janë 5 teknikat e masazhit që ju duhen për të shpëtuar nga stresi pas një dite të lodhshme.

1- Masazh këmbësh

Këmbët janë pjesë të trupit që janë shumë të rraskapitura pas një dite të gjatë pune. Një masazh këmbësh mund të përmirësojë ndjeshëm situatën dhe t’i bëjë njerëzit të ndjehen mirë, duke përmirësuar shëndetin e tyre mendor dhe presionin e gjakut.

2.Masazh i palcës kurrizore

Kushdo që kalon më shumë kohë gjatë ditës duke ulur në një tryezë për disa orë në ditë, mund të ketë probleme me shpinën (dhimbje dhe ngurtësi). Përdorni këtë teknikë masazhesh, me ndihmën e miqve dhe vajit të masazhit.

3.Masazh i kokës

Shumë prej njerëzve janë ndjerë të qetë kur masazhojnë kokën, ndërsa bëjnë dush, pasi në fakt një masazh i kokës përmirëson rehatinë dhe zvogëlon stresin, shkruan healthy life boxx. Masazhin mund ta bëni vetëm ose me ndihmën e një miku, por përdorni vetëm gishtat gjatë masazhit.

4.Masazh veshi

Mund të tingëllojë e çuditshme, por stresi mund të eliminohet duke masazhuar veshët. Kjo metodë është konfirmuar në refleksologji dhe bazohet në aktivizimin e pikave të presionit të lidhura me organe të caktuara dhe pjesë të trupit, të cilat ndikojnë në relaksim.

5.Masazh për sytë e lodhur

Ënjtja e syve shkaktohet më shpesh nga zakonet e përditshme, siç është përdorimi i ekraneve digjitale për disa orë në të njëjtën kohë. Lehtësimi i syve të lodhur mund të arrihet duke masazhuar pikat e akupresurës rreth syve. Sipas disa studimeve, akupresura mund të ndryshojë gjendjen shpirtërore të një personi