Sigal

Msc. Anila Kalleshi

Mielli orizit përfitohet nga disa fara të cilat quhen Oriza Sativa. Është i pasur me niseshte, dhe nuk përmban shumë proteina. I siguron trupit tonë këto dy gjëra:

-Vitaminat e grupit B: Vetëm se duhet të jetë miell orizi integral, që t’i japë trupit tonë vitaminat B6, B3, B2 dhe B1 por edhe vitaminën E.

-Është pa gluten: Mielli orizit njësoj si dhe nga drithëra që është marrë, është pa gluten. Prandaj dhe personat që kan probleme me tretjen e glutinës, mund ta konsumojnë. Për të shfrytëzuar në maksimum potencialet e miellit të orizit ,është e mira ta zgjedhim integral dhe nga agrokultura bio.

Kaloritë dhe vlerat ushqyese

Mielli orizit i ofron organizmit tonë 360 kalori per 100 gr. Ndërsa për vlerat ushqyese më poshtë do të listojmë një listë me to që t’i njihni më mirë:

Ujë: 12.3 g
• Proteina:7.3 g
• Kolesterol: 0 g
• Karbohidrate: 87 g
• Niseshte: 79.1 g
• Sheqerna: 0 g
• Fibra : 1 g
• Fibra të patretshme: 0.1 g
• Fibra të tretshme: 0.9 g
• Alkool: 0 g
• Sodium: 4 mg
• Potasium: 104 mg
• Hekur: 0.4 mg
• Kalcium: 7 mg
• Fosfor: 90 mg
• Tiamina: 0.05 mg
• Riboflavin:0.04 mg
• Niacin: 1.4 mg
• Vitamina A: 0 mg
• Vitamina C: 0 mg
• Vitamina E: 0 mg

Mielli orizit mund të zëvendësojë miellin e grurit në përgatitjet e recetave të kripura por edhe të ëmbla ,të përshtatshme për personat që kanë intolerancë ndaj glutenit. Për ata që nuk kanë këto probleme mund ta përdorin miellin e orizit të përzier me një miell tjetër sipas dëshirës për të përgatitur beshamel, torta, biskota,pasta, crackers edhe shumë lloje të ndryshme recetash. Përdoret edhe si hollues supash ,salcash ose dhe në rizoto për ta bërë kremoze pa përdorur gjalpin. Mjafton vetëm 20 gr miell orizi për ta shtuar në pak ujë të nxehtë përpara se të përzihet me rizoton në minutat e fundit, e trazojmë me lëvizje të shpejta dhe ja ku kemi një rizoto kremoze e shijshme !

Sikur të mos mjaftojnë gjithë këto veti të miellit të orizit ,kemi dhe disa receta bukurie që përgatiten me miellin si ingredient kryesor . Ky përbërës përdorej dhe në Egjiptin e lashtë për maska dhe pastrues për fytyrën. Kjo sepse orizi ka veti qetësuese dhe ushqyese për lëkuren.

Pluhur i përgatitur vetë: Përzieni 2 lugë miell orizi dhe 1 lugë niseshte misri . Pasi ta keni përgatitur hapeni ne fytyren tuaj me një furçë fytyre dhe kjo do të bëj që make up-i juaj të duket shumë natyral dhe do t’ju zgjas më shumë se zakonisht.

Deodorant natyral: Duke hedhur pak miell orizi poshtë krahëve ju absorbon aromën e keqe,eliminon djersën dhe në të njëjtën kohë e bën lëkurën shumë të butë.

Maskë për fytyrën: Maskë ushqyese për fytyrën ,e mirë dhe për fytyrën me yndyrë ose me njolla. Realizohet me 4 lugë miell orizi dhe 3 lugë me lëng limoni të shtrydhur. Pas 20 minutash shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Fara e zezë dhe vlerat e saj ushqyese

Përveç përdorimit që gjen në guzhinë Fara e zezë (Nigella Sativa) ka vlera të padiskutueshme edhe në shendetin tonë. Ajo është një bimë që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Si fillim përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Fara e zezë përmban përafërsisht 38%, 35%, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se 1% substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajërat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe aminoacidet. Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantët si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karotin forcojnë sistemin mbrojtës te trupit. Përveç efektit që jep fara e zezë në sistemin imunitar, metabolizmin dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht ajo pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura toksina (Toxin), përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Fara e zezë ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektive ndaj sëmundjeve alergjike si astma dhe alergjia ndaj polenave. Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillueshëm përdorimi i saj në sëmundjet si AIDS, kanceri etj. Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë është vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane fara e zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.