Sigal

Larësi  i fytyrës që do t’ju prezantojmë sot mund të përgatitet fare lehtë në kushtet e shtëpisë dhe në fund do t’ju japë rezultate të pabesueshme. Filloni duke e aplikuar atë çdo ditë në lëkurë dhe fytyra juaj do të jetë e pastër si kurrë më parë!

Përbërësit e recetës për larësin e fytyrës: 

1 lugë gjelle me mjaltë

1 lugë çaji sodë buke

½ një gotë me ujë të nxehtë

2 lugë të sapunit tuaj të preferuar (i lëngët)

2 lugë xhel Aloe Vera

Përgatitja:

Vendos sodën në një tas dhe shtoni një lugë çaji me ujë. Përziejeni mirë masën e krijuar dhe vendoseni mënjanë.

Shtoni sapunin dhe përzieni sërish, pastaj shtoni ½ një filxhan me ujë të nxehtë.

Hidhni xhelin Aloe dhe mjaltin.

Përzieni sërish derisa të krijohet një masë homogjene dhe kështu sapo përgatitët larësin e fytyrës suaj! Përdoreni atë çdo mëngjes për të pastruar fytyrën dhe kështu lëkura juaj do të jetë shumë shpejt e pastër dhe e butë!